Si të zvogëloni rrezikun e hipertensiont?
Shumë e rëndësishme:
- Hipertensioni – pikat kyçe: rëndësia, kufiri i referencës, komplikimet.
- Këshilla për presion gjaku më të mirë.
- Kontrollime mjekësore dhe përgjegjësi personale e hipertensionit.
Hipertensioni, i njohur si “presion i lartë gjaku“, është një nga problemet më të përbashkëta shëndetësore, duke prekur miliona njerëz.Por ka lajme të mira.Ka disa mënyra të lehta dhe efektive për ta kontrollura presionin e gjakut dhe mbajtja e shëndetëshme e zemrës, edhe ku plakemi. 17maji është “Dita botërore e hipertensionit“. Do të shofim se çka mund të bëjnë që të zvogëlojmë rrezikun që vjen nga hipertensioni. Nëse keni qenë veç të diagnostifikuar me presion të lartë gjaku ose vetëm doni të përmirësoni shëndetin tuaj, ky artikull do t`ju ofrojë informata të nevojshme dhe hapa specifik që të mund të përbaloni luftën me hipertensionin.Monitorimi i rregullt i presionit të gjakut është çdoherë rruga e drejtë pët ta kontrolluar.BP monitorët si SENDO mundëson monitorim të lehtë prej komoditetit të shtëpisë suaj. Mbani mend se edhe ndryshimet më të vogla në mënyrën e jetesës mund të kenë ndikim të madh në shëndetin tuaj.
Le të mësojmë më tepër për hipertensionin
Hipertensioni, me pak fjalë, është kur presioni i gjakut është më i lartë se normalja. Kjo ndodhë kur enët e sistemit të qarkullimit të gjakut janë ngushtuar ose kur funksioni normal i zemrës është i dëmtuar.Presioni i lartë i gjakut është i njohur se shkakton probleme serioze me zemrën, enët e gjakut, veshkat dhe pjesët tjera të trupit. Kur keni presion të lartë gjaku, trupi juaj stresohet,e cila çon në lodhje, kokëdhimbje, marramendje, dhe simptoma tjera më të rënda.Nga ana tjetër kjo mund të çojë myocardial infraction (sulm në zemër),goditje në tru, sëmundje veshkash dhe probleme tjera shëndetësore, të cilat do ti diskutojmë në detaje më poshtë.Për ta ulur rrezikun e hipertensionit dhe problemet e shoqëruara, është vendimtare të monitorohet presioni i gjakut me rregull.
Cili është presioni i gjakut normal në moshën tuaj?
Vlerat e referencës për presionin e gjakut janë përcaktuar sipas shumë faktorëve, por kryesisht përcaktohen sipas moshës së pacientit.Limiti i lartë quhet presioni i gjakut sistolik dhe përfaqëson vlerën më të lartë të presionit në qarkulliminn e gjakut gjatë sistolikut, çka është kur zemra tkurret dhe pompon gjakun në arterie. Limiti i ulët quhet presion gjaku diastolik dhe është presioni më i ulët në arterie gjatë diastolikut, kur zemra relaksohet dhe mbushtet me gjak. Njësia matëse është milimetri i merkurit, shkurtë si “mmHg”.
Për fëmijët e moshës 3 deri me 12 vjet, presioni normal i gjakut është afër 80-110 mmHg dhe 60-70mmHg presion gjaku diastolik. Për adoleshentët (13-18 vjeç) vlerat ngriten deri me 90-120 mmHg për limitet e larta 60-80 mmHg për limitet e ulëta. Të rriturit (19-59 vjeç) duhet të kenë vlera normale në mesatare prej 120/80mmHg.Të rriturit mbi 60, presioni i gjakut sistolik mund të arrijë në 120-140mmHg, dhe ai diastolik i presionit të gjakut duhet të jetë nën 90mmHg.
Komplikimet e mundura gjatë hipertensionit
Hipertensioni mund të çon në pasoja serioze dhe të rrezikshme për shëndetin të cilat janë të rëndësishme të jeni të vetëdijshëm dhe të informuar për të njejtat.Komplikimi më i shpeshtë i cili mund të paraqitet gjatë presionit të lartë janë të lidhura me zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Rreziku i problemeve me zemrën siq janë myocardial infarction (sulm në zemër) dhe goditja në tru rritet.Kjo është sepse presioni i lartë e tendos zemrën dhe enët e gjakut, që me kalimin e kohës përherë i dëmton dhe i bën të mos funksionojnë mirë.
Është gjithashtu e mundur që hipertensioni të ndikon në veshka, e cila çon në sëmundje të veshkave të rëndë.Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut, dhe e kundërta- probleme me ato mund të rrit rrezikun e hipertensionit.
Presioni i lartë i gjakut gjithashtu mund të ketë efekt negativ edhe te sytë. Mund ti dëmtojë enët dhe retinën eventualisht të çon në humbje të rëndë të të pamurit.Të gjithë këta faktorë theksojnë nevojën për kontroll të rregullt të gjakut dhe të reagohet në kohë.
Kontrolli i presionit të gjakut dhe ndalimin i sëmundjeve kardiovaskulare
Për të siguriar shëndet optimal të zemrës dhe enëve të gjakut, duhet të kontrollojme presionin tonë të gjakut dhe ndalimin e komplikimeve kardiovaskulare.Stili i jetës së shëndetshme është vija e fillimit për të arritur rezultatin përfundimtar. Ajo përfshin dietë të balansuar, aktivitet i rregullt fizik dhe menaxhimi i situatave stresuese në jetën e përditëshme.Kontrollat e rregullta me mjek ku bëni dhe kontrolloni – matni presionin e gjakut BP, janë kyçe për zbulimin e hershëm potencial të problemit serioz me zemrën. Duke ndjek këshillat mjekësore dhe duke marrë medikamentet e përshkruara është gjithashtu me rëndësi për të mirëmbajtur zemrën dhe shëndetin e enëve të gjakut.
Vëzhgimi mjekësor dhe përgjegjësia personale për presion të lartë gjaku
Mjeku juaj e ka rolin e madh në menaxhimin e hipertensionit tuaj, duke ju ofruar këshilla të rëndësishme dhe duke përcaktuar metodën e trajtimit më të përshtashme.Marrja e medikamenteve është kyçe për hipertension, posaçërisht nëse mënyra e jetesës nuk mjafon për ta kontrolluar presionin e gjakut.Marrja e medikamenteve duhet të meret me mbikqyrje të mjekut, ashtu që mjeku përcakton medikamentet e duhura dhe dozën.
Megjithatë, nuk mund të mbështetemi vetëm te mjekët.Gjithashtu kemi përgjegjësi ndaj shëndetin tonë.Shprehitë si kontrolli i presionit të gjakut çdo ditë, është e rëndësishme po aq sa marrja e medikamenteve. Duke u siguruar që e bëjmë këtë siq duhet, është mirë ti besohet dhe përdoret monitor i presionit të gjakut SENDO aparat që lehtë përdoret, dhe teknologjia HIRA teknologji e cila zbulon dhe analizon aritminë ndihmon në monitorimim efektiv dhe komunikimi mjek pacient, meqë prezantojmë të dhëna të sakta për gjendjen tonë dhe garantojmë qasje individuale ndaj trajtimit.
Ndyshimet në mënyrën e jetesës për kontrollimin e presionit të gjakut
Për ti përmirësuar vlerat e presionit të gjakut, mund të bëjnë ndryshime të ndryshme në jetën tonë të përditëshme. Në këtë pjesë do të flasim për disa ndryshime kyçe që do ti bëjmë në përditshmëri, si dhe këshilla praktike që mund t`ju ndihmojnë ti zbatoni ato.
Mjë prej ideve të para është ti japim larmi dietës sonë me më shumë pemë të freskëta dhe perime.Ato janë plot me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në mirrëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut.Mund të bëni këtë ndryshim nëargëtim duke provuar reçeta të ndryshme të shëndetëshme sallatash dhe smothie.
Gjithashtu mund të gjejmë kënaqësinë duke përfshirë më shumë aktivitet fizik çdo ditë.Kjo nuk do të thotë qe duhet të shkojmë çdo ditë në palestër. Mund të zgjedhim argëtim dhe aktivitete emocionuese siq janë vallëzimi, noti, çiklizmi ose vetëm ecja në park me shoqëri apo familje. Është me rëndësi të zgjedhim aktivitete që ju kënaqin dhe mund ti përshtaten orarit tuaj.Kjo do të jetë më e lehtë për juve në jetën e përditshme. Ngadalë, mund të kaloni në sporte apo trajnime më intensive.
Mënyrë tjetër për të përmirësuar shëndetin e zemrës është të mësohemi se si ta menaxhojmë stresin. Mund të habitemi se sa relaksues mund të jenë aktivitetet siq janë meditimi,joga ose edhe vetëm leximi apo ndëgjimi i librit. Nuk mund të stresohemi mjaft me rëndësinë e të gjeturit së rrugës sonë për relaksim ose qetësim në ditët stresuese.
E fundit por jo e vetmja, është me rëndësi të kemi kujdes në fjetje dhe pushim. Gjumi kualitativ ka ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e zemrës dhe presionin e gjakut. Vendosni një rutinë, siq është shkuarja ne shtrat dhe zgjimi në të njejtën kohë, madje edhe në fundjavë.
Duke i përfshirë këto ndryshime interesante dhe argëtuese në jetën tuaj të përditshme, mund të krijojmë mënyrë jetesë më të shëndetshme dhe kontrolli i presionit të gjakut pa mundim.
Si përfundim
Duke e kuptuar rëndësinë e rrezikut potencial të presionit të lartë të shtypjes, do të ishte më lehtë për ne të marrim masa parandaluese për këtë gjendje.
Kujdesi për shëndetin e zemrës është kompleks, duke përfshirë jo vetëm konsulta kohore te mjeku, por edhe përgjegjësi individuale për shëndetin tonë. Ndërrimi i shprehive dhe mënyra e jetesës do të na ofron neve sistem më efikas të shëndetit të zemrës dhe shëndetit në përgjithësi. Kjo duhet të jetë motivim për tu kujdesur më tepër për vetvehten. Ose e thënë më saktë; “Parandalimi është medikamenti më i mirë!”