
SENDO Advance 2
- Mat presionin e gjakut me saktësi klinike në shtëpi
- Tërësisht automatik– përdorim me një buton.
- Raporton parregullsi të rrahjeve të zemrës (aritmi).
- Garanci 5 vjeçare
- Opsione për madhësi të manshetës M (22 - 32cm) dhe L (31 - 45cm)
- Bateri dhe adapter të përfshira
- Mbajtëse e lëvizëshme e manshetës
SENDO ADVANCE 2 – Saktësia klinike në shtëpi

SENDO ADVANCE 2 është aparat dixhital i presionit të gjakut, i krijuar për përdorim në shtëpi. Është i lehtë për t'u përdorur - me një buton. Ai mat presionin sistolik dhe diastolik të gjakut dhe pulsin, të klasifikuar sipas shkallës standarde të ngjyrave të OBSH-së. SENDO ADVANCE 2 është miratuar nga ESH (Shoqata Evropiane e Hipertensionit).
Zbulim i aritmisë

SENDO ADVANCE 2 raporton çrregullime në pulsin aritmik, të njohura më shpesh si aritmi. Nëse pajisja zbulon një aritmi gjatë matjes, një simbol i vogël shfaqet menjëherë në ekran për të treguar praninë e një pulsi aritmik.
* Nëse shihni shpesh treguesin e aritmisë, ju rekomandojmë të kontaktoni mjekun tuaj.
Dizajnuar për t’ju shërbyer gjatë

SENDO ADVANCE 2 përmban një mbajtëse të veçantë të lëvizëshme të manshetës dhe vjen me një çantë ruajtje praktike. Është i disponueshëm me opsionin e manshetës me dy madhësi M (22-32 cm) ose L (31-45 cm), i bërë nga material hipoallergjik. Mund ta përdorni si me bateritë e përfshira ashtu edhe me adapter. SENDO ADVANCE 2 ka garanci 5-vjeçare.