Politikat e Privatësisë
INFORMACIONI I PËRGJITHSHËM
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për ne. Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin rumun dhe evropian në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Me këtë politikë të privatësisë ne dëshirojmë t’ju informojmë për llojin, fushëveprimin dhe qëllimet e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale, kur vizitoni websajtin tonë, përdorni dyqanin tonë online, na kontaktoni ose abonoheni në buletinin tonë, si dhe për të drejtat tuaja dhe afatin e ruajtjes së informacionit.
CILËT JEMI NE
SIDAYA PHARMA ROMANIA S.R.L., shoqëri rumune me seli dhe adresë: rr. “Turturelelor” 50, kati 4, ap. 8, sektori 3, Bukuresht, Rumani, e regjistruar në Regjistrin tregtar me № J40/21052/2007, me numër tatimor .№ BG3077831591, është administrator i të dhënave personale në bazë të Rregullores (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian të datës 27 prill 2016 sa i përket mbrojtjes së personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe në lidhje me lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe për shfuqizimin e Direktivës 95/46/EО (e quajtur më poshtë Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave ose RPMD).
Si administrator i të dhënave personale ne angazhohemi të përpunojmë dhe të mbrojmë të dhënat tuaja personale si person fizik në bazë të kërkesave të RPMD, ligjeve të Rumanisë dhe kësaj politike të privatësisë. Ju lutemi, lexojeni me kujdes dhe njihuni me të drejtat tuaja.
DHËNIA E TË DHËNAVE
Ju na ofroni të dhënat tuaja
1. Kur vizitoni websajtin tonë.
Kur vizitoni websajtin tonë, përmes “biskotave” të detyrueshme dhe funksionale (shih më poshtë për to), disa të dhëna nga pajisja që përdorni, dërgohen automatikisht te serveri i websajtit tonë nën formën e protokollit informativ me këtë përmbajtje: adresa e protokollit tuaj të internetit (adresa IP), lloji dhe gjuha e shfletuesit dhe sistemit informativ, që përdorni, data dhe ora e vizitës në websajtin tonë dhe kohëzgjatja e aksesit. Ky informacion na ndihmon që të mbrojmë sigurinë e informacionit të websajtit tonë dhe na lehtëson të përmirësojmë punën dhe efektivitetin e tij, pa na lejuar t’ju identifikojmë drejtpërdrejt ose të nxjerrim përfundime të tjera në lidhje me ju dhe identitetin tuaj.
2. Kur lidheni me ne.
Kur na kontaktoni përmes email-it ose formës së kontaktit të websajtit tonë, ne përdorim email-in, telefonin dhe emrin, si dhe çdo informacion tjetër të dhënë nga që keni vendosur vullnetarisht të na jepni në kërkesën tuaj, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj.
3. Kur abonoheni në buletin tonë.
Kur abonoheni në buletinin tonë ju jepni vullnetarisht pëlqimin tuaj ta përdorim email-in tuaj me qëllim që t’ju dërgojmë buletinin tonë me lajme dhe oferta aktuale.
4. Kur blini produkte përmes dyqanit tonë online.
Kur blini përmes dyqanit tonë online ju hyni në marrëdhënie kontraktuese me ne dhe na jepni të dhënat tuaja, që të mund t’ju dërgojmë dhe t’ju dorëzojmë produktet e blera prej jush, si dhe për qëllimet e kontabilitetit.
ÇFARË TË DHËNA PERSONALE PËR JU PËRPUNOJMË
1. Kur bëni porosi përmes dyqanit tonë elektronik ne përpunojmë këto të dhëna personale për ju: emrat tuaj, adresa email, numri i telefonit dhe adresa e dorëzimit, informacioni për kartën e kreditit. Nëse ju dëshironi një faturë, në bazë të kërkesave të ligjit jeni të detyruar të na ofroni dhe EGN/ numrin tuaj personal dhe/ose datën e lindjes.
2. Kur abonoheni në buletinin tonë, ne përpunojmë velëm adresën tuaj email.
3. Kur na kontaktoni përmes email-it ose formës së kontaktit në websajtin tonë, ne përpunojmë email-in, telefonin dhe emrin, si dhe çdo informacion tjetër të ofruar prej jush, që ju keni vendosur vullnetarisht të na ofroni në kërkesën tuaj.
4. Kur vizitoni websajtin tonë ne marrim informacion të mbledhur gjatë përdorimit të websajtit tonë të tilla si@ janë adresa e protokollit tuaj të internetit (adresa IP), lloji dhe gjuha e shfletuesit dhe sistemit të informacionit që përdorni, datën dhe orën e vizitës në websajtin tonë dhe kohëzgjatja e aksesit. Ky informacion nuk na jep mundësi t’ju identifikojmë drejtpërsëdrejti ose të nxjerrim përfundime të tjera për ju dhe identitetin tuaj.
MBI ÇFARË BAZASH NE PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në bazat e mëposhtme ligjore:
1. Mbi bazën e pëlqimit tuaj (neni 6, parag.1, shkronja “a”) të RPMD). Mbi këtë bazë ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, kur jepni pëlqim të merrni buletinin tonë, të vendosni kontakt me ne dhe dakordoheni të përdorni “biskotat” që nuk janë të detyrueshme dhe nuk janë të nevojshme.
2. Për zbatimin e kontratës që kemi lidhur me ju (neni 6, parag. 1, shkronja “b”) të RPMD). Mbi këtë bazë ne përpunojmë të dhënat tuaja personale kur blini produkte nën formën e shitjes nga distanca përmes dyqanit tonë online.
3. Për zbatimin e detyrimeve tona ligjore (neni 6, parag. 1, shkronja “c”) të RPMD). Mbi këtë bazë ne ruajmë dokumente dhe fatura për qëllimet e identifikimit të klientëve dhe sigurimin e kontabilitetit dhe detyrimeve tatimore.
4. Kur përpunimi është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave tona ligjore (neni 6, parag. 1, shkronja “e”) të RPMD). Mbi këtë bazë ne përdorim cookies të detyrueshme, të cilat na ndihmojnë të garantojmë sigurinë e informacionit të websajtit tonë dhe funksionimin e tij.
PËR ÇFARË QËLLIMESH PËRDORIM INFORMACIONIN E OFRUAR PREJ JUSH
Ne mbledhim, përpunojmë dhe përdorim informacionin e ofruar prej jush:
1. Që të jemi në gjendje t’ju dorëzojmë produktet e blera përmes dyqanit tonë online, duke përfshirë të komunikojmë me ju dhe t’ju informojmë për zhvillimin e porosisë suaj, si dhe në lidhje me reklamimet, ndjekjen e dërgesave dhe pagesave dhe me qëllim që ju të ushtroni të drejtën tuaj të tërheqjes. Nëse refuzoni të na ofroni informacionin e nevojshëm për zbatimin e porosisë suaj, ne nuk do të jemi në gjendje t’u ofrojmë shërbimet tona.
2. Që të mund të përmbushim detyrimet tona ligjore. Kjo përfshin përdorimin e të dhënave tuaja personale për mbledhjen dhe kontrollin e të dhënave të kontabilitetit dhe respektimin e rregullave të kontabilitetit, i dhe për qëllimet e individualizimin dhe identifikimin e klientëve tanë.
3. Për t’i mbrojtur interesat tona ligjore. Kjo përfshin parandalimin dhe hetimin e keqpërdorimeve në porositë online dhe dërgesat e lidhura me to, si dhe për humbje dhe mashtrime, si dhe për mbrojtje të sigurisë së informacionit të websajtit tonë dhe funksionimin e tij.
4. Që t’ju dërgojmë buletinin tonë mbi bazën e pëlqimit tuaj. Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke klikuar mbi lidhjen për ndërprerjen e abonimit në pjesën e poshtme të secilit email që merrni prej nesh ose duke ma kontaktuar në contact@sendo.info.
COOKIES
Websajti ynë përdorë “biskota” (cookies).
Cookies janë skedarë të vegjël me tekst, në shumicë e rasteve shkronja dhe shifra, që vendosen dhe ruhen në shfletuesin ose në hard diskun e pajisjes suaj kur vizitoni një websajt të caktuar, përfshirë websajtin tonë
Ka disa lloje cookies:
1. Cookies të detyrueshme – këto cookies janë të nevojshme për punën korrekte të websajtit.
2. Cookies funksionale – ato ju lejojnë të përdorni funksionalitetin e plotë të sajtit, të shikoni materialet video në të, të na shkruani përmes formës së kontaktit, si dhe për memorizimin e gjuhës së preferuar, në të cilën të ngarkohet informacioni në websajtin tonë.
3. Cookies analitike - falë tyre ne ndjekim vizitat në websajtin tonë dhe mund të analizojmë se sa lehtë përdoruesit tanë punojnë me të (“biskotat” e Google Analytics, për shembull). Këto cookies nuk na japin asnjë informacion për të dhënat tuaja personale. Ato na tregojnë se cilat faqe prej sajtit tone keni parë, duke vizituar websajtin tonë përmes një pajisjeje mobile ose pajisjes desktop dhe të dhëna të tjera anonime.
4. Cookies për shënjestrimin e saktë - këto “biskota” përmbajnë informacion për këtë si e keni përdorur sajtin tonë dhe mund të nxiten nga partnerët tanë të reklamimit. Falë tyre nuk do t’ju shfaqen informacione, që janë të parëndësishme për ju. Të tilla janë cookies dinamike të Facebook, Google etj. .
Në varësi të faktit nëse kërkohet pëlqimi juaj për përdorimin e cookies, “biskotat” ndahen në cookies të detyrueshme dhe të padetyrueshme.
Përdorimi i cookies të detyrueshme nuk kërkon pëlqimin tuaj të përdoruesit.
Përdorimi i cookies të padetyrueshme , siç janë cookies funksionale, cookies analitike dhe cookies për shënjestrimin e saktë, siç është përshkruar më lartë, kërkon pëlqimin tuaj.
“Biskotat” tona:
Siç tashmë ju kemi informuar më lartë, ne përdorim “biskotat” tona që websajti ynë të mund të punojë në mënyrë më efektive dhe të jetë më komod dhe i dobishëm, përshirë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e tij ndaj sulmeve qëllimkeqe. Këto “biskota” janë të detyrueshme dhe funksionale dhe pa to sjati ynë nuk do të mund të funksionojë në mënyrë korrekte dhe ju nuk do të mund të përdorni funksionalitetet e tij të plota.
Cookies të vendosura nga ne në pajisjen tuaj nuk na lejojnë t’ju identifikojmë drejtpërdrejtë ose të bëjmë përfundime të tjera për ju dhe identitetin tuaj dhe nuk shkaktojnë asnjë dëm pajisjes suaj, pjesërisht nuk përmbajnë viruse, kuaj Trojan ose softuer tjetër të dëmshëm.
“Biskotat” e palëve të treta:
Websajti ynë i lejon palët e treta, të cilët analizojnë trafikun ose paraqesin përmbajtje në websajtin tonë, të vendosin në pajisjen tuaj cookies të tyre dhe të kenë akses në to.
Google Analytics
Websaji ynë përdor shërbimin Google Analytics me qëllim matjen e trafikut në websajtin tonë dhe përdorimin e tij, në lidhje me këtë ju informojmë, se Google Analytics nuk ofron asnjë informacion për identifikimin tuaj personal, përfshirë akses në adresat IP. Google Analytics ofron informacion në formë anonime për Google, i cili e përdor për të bërë matje për mënyrat e përdorimit të websajtit tonë dhe për të na raportuar për veprimtaritë që bëhen në websajtin tonë, sipas kushteve për përdorimin e Google Analytics.
Mund të parandaloni përdorimin e “biskotave” të Google Analytics duke shkarkuar dhe duke instaluar aplikacionin Google Analytics Opt-out Browser Add-on. Aplikacioni lidhet me Google Analytics JavaScript duke deklaruar, se informacioni në lidhje me vizitën në websajt nuk duhet të dërgohet në Google Analytics.
Google Ads
Websajti ynë përdor Google Ads, një shërbim për rimarketing dhe shënjestrim, të ofruar nga Google. Me këtë shërbim veprimtaria jonë e reklamës lidhet me rrjetin e reklamave Google Ads përmes cookies. Mund të hiqni dorë nga shfaqja e reklamës përmes Google Ads këtu.
Më shumë për përdorimin e cookies nga Google mund të mësoni këtu.
Rrjetet sociale dhe plugins socialë
Përmes faqeve tona në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram) ne ju ofrojmë ndihmë personale dhe u japim përgjigje pyetjeve tuaja, mundësinë të vlerësoni produktet tona. Të dhënat përdoren vetëm për përgjigje kërkesës suaj dhe nuk u transferohen palëve të treta. .Për të vendosur kontakt me ne përmes rrjeteve sociale, ju duhet të keni regjistrim në to. Për këtë qëllim kompanitë që qëndrojnë mbrapa tyre, përpunojnë të dhënat tuaja në rast nevoje dhe ne nuk kemi ndikim mbi llojin, fushëveprimin dhe përpunimin e këtyre të dhënave.
Informacioni për Facebook dhe politikën e tij për mbrojtjen e të dhënave personale mund të lexoni këtu.
Informacioni për Instagram dhe politikën e tij për mbrojtjen e të dhënave personale mund të lexoni këtu.
Facebook Conversion Pixel dhe Facebook Remarketing
Përmes Facebook Conversion Pixel dhe Facebook Remarketing ne dhe Facebook kuptojmë, se dikush ka klikuar në reklamën tonë në Facebook dhe se është drejtuar tek faqja jonë e intermetit. Por ne nuk mund të shohim cilat faqe të tjera të internetit keni ngarkuar. Informacioni i mbledhur me ndihmën e Facebook Conversion Pixel është i destinuar për përgatitjen e statistikave anonime për suksesin dhe përdorimin e reklamave tona në Facebook. Ne nuk mbledhim dhe nuk marrim informacion përmes Facebook Conversion Pixel, që të na lejon përdoruesit të identifikohen personalisht nga ne.
Me teknologjinë Facebook Remarketing te përdoruesit e Facebook mund të drejtohet reklamë e synuar, por ne nuk mbledhim të dhëna dhe nuk ndjekim se cilët përdorues të Facebook në të vërtetë marrin reklama të synuara. Edhe këtu nuk kemi mundësinë të identifikojmë përdoruesit e veçantë.
Për më shumë informacion në lidhje me qëllimet dhe fushëveprimin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale nga Facebook, si dhe në lidhje me mundësitë për konfigurime me qëllim mbrojtjen e privatësisë suaj personale në Facebook, Ju lutemi, bëni një verifikim këtu.
Dëshirojmë të nënvizojmë, se përdorimi i cookies nga palët e treta është objekt i politikave të tyre personale të privatësisë dhe ne nuk kemi akses në informacionin, që ruhet nga këto palë të treta për ju.
Baneri ynë për cookies ju ofron mundësinë të hiqni dorë ose të pranoni “biskotat”, që kërkojnë pëlqim.
Gjithashtu mund të bllokoni dhe të fshini “biskotat”, duke ndryshuar konfigurimet e shfletuesit tuaj.
Me gjithë se shumica e shfletuesve janë konfiguruar me parazgjedhje t’i pranojë cookies në mënyrë automatike, ju mund t’i kontrolloni, përfshirë të bllokoni dhe/ose të fshini cookies kur dëshironi përmes konfigurimeve të shfletuesit tuaj.
Shumica e shfletuesve modernë që përdoren më shpesh në menynë “preferencat/opsionet” ju lejojnë të ndryshoni konfigurimet e tyre në lidhje me “biskotat”. Më shumë informacion për disa prej shfletuesve më të përdorur në lidhje me cookies mund të gjeni si më poshtë:
Për Chrome - këtu.
Për Mozilla Firefox - këtu.
Për Internet Explorer - këtu.
Për Safari - këtu.
Për iOS - këtu.
Për Opera - këtu.
Për më shumë informacion në lidhje me “biskotat” dhe si t’i menaxhoni dhe t’i fshini, Ju lutemi, vizitoni këtë sajt.
Kur përdorni websajtin tonë pa i ndryshuar konfigurimet e shfletuesit tuaj, ju dakordoheni me përdorimin e cookies nga websajti ynë.
Ju lutemi, vini re, që nëse zgjidhni opsionin të fshini ose të bllokoni “biskotat”, shumë sajte, përfshirë sajtin tonë, nuk do të punojnë në mënyrë optimale ose mund të ndalojnë së funksionuari.
ÇFARË TË DHËNASH NUK MBLEDHIM
Ne respektojmë parimin e minimizimit të të dhënave dhe mbledhim vetëm ato që janë absolutisht të nevojshme dhe nuk mbledhim dhe nuk përpunojmë të dhëna, që zbulojnë origjinë racore ose etnike, zbulojnë bindje politike, fetare ose filozofike, anëtarësim në parti ose organizata politike, shoqata me qëllime fetare, filozofike, politike ose sindikale, të dhëna, që kanë të bëjnë me shëndetin, jetën seksuale ose gjenomin e njeriut.
Të dhënat personale mblidhen nga personat, të cilëve u përkasin.
Ne kryejmë vendimmarrje të automatizuar të të dhënave.
Ne nuk mbledhim të dhëna personale të personave të mitur (në moshë nën 18 vjeç).
KUJT I OFROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ne u ofrojmë të dhënat tuaja personale, që disponojmë, palëve të treta vetëm në mënyrë që të arrihen qëllimet për të cilat i përpunojmë.
Në lidhje me këtë dhe me qëllim që t’ju dorëzojmë produktet e blera prej jush, ne u ofrojmë të dhënat tuaja personale kompanisë së licencuar korriere, partnerëve tanë dhe ofruesve të shërbimeve, kur është e zbatueshme, si dhe borika.bg me qëllim realizimin e pagesave online kur blihen produkte nga dyqani ynë online.
Kur informacioni juaj personal transferohet në një shtet ose territor jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe kur është një shtet, që nuk është objekt i vendimit për përshtatshmëri të miratuar nga Komisioni i BE, ne do të ndërmarrim hapa me qëllim të garantojmë, që konfidencialiteti i informacionit tuaj vazhdon të jetë i mbrojtur. Për shembull, duke përdorur klauzolat standarde kontraktuese të miratuara nga Komisioni Evropian.
Të dhënat tuaja personale gjithashtu mund t’u ofrohen prokurorit, policisë, organeve të procedimit penal dhe gjykatës brenda kufijve të vendosur mbi ne nga vendimet dhe urdhrat e këtyre institucioneve dhe në bazë të kërkesës me shkrim ne lidhje me këtë nga institucionet e tilla.
SA KOHË PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Të dhënat e përpunuara mbi bazën e kontratës, përfshirë në lidhje me shitjet online, ruhen në afat prej 5 vjetësh nga data e shitjes konkrete, përveç nëse nuk imponohet përpunimi i tyre për një kohë më të gjatë për qëllimet e kontabilitetit.
Të dhënat që përpunohen në lidhje me kontabilitetin, ruhen në afat prej 10 vjetësh, duke filluar nga 1 janari i periudhës raportuese, pas periudhës raportuese me të cilën ato lidhen.
Të dhënat e përpunuara mbi bazën e pëlqimit ruhen deri në tërheqjen e tij.
CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA
Ju keni këto të drejta:
1. Të drejtën e aksesit – keni të drejtën të kërkoni informacion për të dhënat tuaja personale, përfshirë kopje të informacionit që ruajmë ne në çdo kohë.
2. Të drejtën e korrigjimit - keni të drejtën të kërkoni korrigjim dhe plotësim të të dhënave tuaja personale, duke u lidhur me ne dhe pas vërtetimit të identitetit tuaj.
3. Të drejtën e fshirjes (të drejtën për tu harruar) – keni të drejtën të kërkoni fshirje të të dhënave tuaja në rast se nuk ka më nevojë për përpunimin e të dhënave, në tërheqjen e pëlqimit, në rastet kur përpunimi është mbi bazën e pëlqimit të dhënë, në rast të përpunimit të paligjshëm të të dhënave ose kur lind një detyrim ligjor për fshirje. Kjo e drejtë mund të mos respektohet në rastet e parashikuara nga ligji ose në mungesë të vërtetimit të identitetit tuaj.
4. Të drejtën e kufizimit të përpunimit – keni të drejtën të kërkoni nga ne kufizim të përpunimit kur kundërshtohet vërtetësia e të dhënave, për periudhën kur duhet të verifikohet vërtetësia e tyre ose kur përpunimi i të dhënave është pa arsye ligjore, por në vend që t’i fshijmë ju kërkoni përpunimin e tyre të kufizuar ose kur ne nuk kemi më nevojë për të dhënat tuaja personale, por ju i kërkoni për vërtetimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.
5. Të drejtën e transferimit të të dhënave të lexueshme me makina – keni të drejtën të kërkoni të ofrojmë të dhënat drejtpërdrejt jush ose një administratori tjetër sipas zgjedhjes suaj pas kërkesës me shkrim nga ana juaj nëse është teknikisht e mundur.
6. Të drejtën e kundërshtimit – ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personalë nga ne, përfshirë nëse përpunohet për qëllimet e profilizimit.
7. Të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj – ju gjithmonë mund të tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ne duke na kontaktuar në contact@sendo.info
Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk prek ligjshmërinë e përpunimit, të bazuar në pëlqimin tuaj para tërheqjes së tij!
8. Të drejtën e ankimimit para autoritetit mbikëqyrës.
Në Rumani autoriteti mbikëqyrës është Autoriteti kombëtar i mbikëqyrjes për përpunimin e të dhënave personale, më shumë informacion për të mund gjeni këtu.
Për të ushtruar të drejtat tuaja mund të lidheni me ne në contact@sendo.info. Pas vërtetimit të identitetit tuaj ne do të përpiqemi t’ju ofrojmë informacion në bazë të kërkesave tuaja brenda 30 ditësh pas marrjes së kërkesës suaj me shkrim, duke u përpjekur të reagojmë falas për kërkesat tuaja në lidhje me të drejtat e mësipërme, por nëse kërkesat tuaja dukshëm janë të paarsyeshme ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, atëherë mund të imponojmë një tarifë të arsyeshme për mbulimin e shpenzimeve administrative të përpunimit dhe të ofrimit të informacionit.
LIDHJE NË WEBSAJTET E PALËVE TË TRETA
Websajti ynë, buletinet tona dhe informacionet dhe njoftimet që ne ju kemi dërguar përmes email-it ndonjëherë mund të përmbajnë lidhje në websajtet e palëve të treta. Të dhënat personale që jepni kur vizitoni këto websajte, nuk janë objekt i kësaj politikë të privatësisë dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga këto websajte.
Nëse ndiqni lidhjen në websajte të tjera, kini parasysh, se këto websajte kanë politikat e tyre të privatësisë, të cilat përcaktojnë se si mblidhet dhe përpunohet informacioni juaj gjatë vizitës suaj në këto sajte.
NDRYSHIMET NË POLITIKËN TONË TË PRIVATËSISË
Të gjitha ndryshimet që bëjmë në politikën tonë të privatësisë do të publikohen në websajtin tonë dhe në këtë mënyrë do të bëhen të arritshme dhe të detyrueshme për ju.