SENDO Advance 3 me HIRA teknologji
- Mat presionin e gjakut me saktësi klinike në shtëpi
- Veçori e patentuar teknologjia HIRA që zbulon dhe analizon aritminë
- I lehtë për tu përdorur – thjeshtë shtypni një buton të vetëm
- Garanci 5 vjeçare
- Opsione për madhësi të manshetës M (22 - 32cm) dhe L (31 - 45cm)
- Bateri dhe adapter të përfshira
- Kuti rruajtëse e përshtatshme kundër goditjeve
SENDO ADVANCE 3 me teknologji HIRA
SENDO ADVANCE 3 është një aparat dixhital i presionit të gjakut plotësisht automatik, i krijuar për të matur presionin e gjakut me saktësi klinike në shtëpi. Ai përmban teknologjinë e patentuar HIRA që zbulon parregullsitë e rrahjeve të zemrës, të njohura më shpesh si aritmi. Thjesht shtypni një buton dhe do të matni presionin sistolik, diastolik të gjakut dhe vlerat e pulsit të klasifikuara sipas shkallës standarde të ngjyrave të OBSH-së. SENDO Advance 3 është miratuar nga ESH (Shoqata Evropiane e Hipertensionit).
Çfarë është HIRA?
HIRA (shkurt për Heartbeat Irregularity Rate Analysis) qëndron për analizën e ritmit të çrregullt të zemrës - aritmitë. Teknologjia HIRA zbulon dhe analizon çdo devijim nga rrahjet normale të zemrës dhe më pas ju paralajmëron për një rrezik të mundshëm.
Kur zbulohet aritmia, SENDO ADVANCE 3 e ruan matjen në kujtesën e tij. Kur grumbullohen 7 matje, HIRA analizon çdo impuls aritmik pasues, duke ju njoftuar për nivelin e rrezikut si më poshtë:
- Niveli 0: Nuk ka indikacion.
- Niveli 1: I ulët– Pulsi aritmik shfaqet rallë. Kontrollojeni rregullisht!
- Niveli 2: I lartë – Kini kujdes. Kushtojeni vëmendje vlerave.
- Niveli 3: I rrezikshëm – Kushtojeni vëmendje vlerave.
Dizajnuar për t’ju shërbyer gjatë
SENDO ADVANCE 3 ka garanci 5-vjeçare dhe vjen në një kuti ruajtjeje të veçantë të bërë me shkumë mbrojtëse të veshur me eko lëkurë. Ka dy opsione të madhësisë së manshetës M (22-32 cm) ose L (31-45 cm), të bëra nga materiali hipoallergjik. Pajisja ka tregues për vendosje të gabuar të manshetës që redukton gabimet njerëzore në matjen e presionit të gjakut në minimum. Mund ta përdorni si me bateritë e përfshira ashtu edhe me adapter.