
Presoni i lartë i gjakut dhe moti i ftohtë
A e dini cila është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të shmangur presionin e lartë të gjakut gjatë dimrit? Të visheni mirë, kjo është përgjigja.
Ndërrimi i stinëve ndikon drejtpërdrejtë në presionin e gjakut. Sipas mjekëve, gjatë verës ka më shumë të ngjarë vlerat e presionit të gjakut të jenë në kufij normalë, në krahasim me stinën e dimrit, pavarësisht se ku jetojmë, në ç’ lartësi mbi nivelin e detit apo zonë klimatike. Temperaturat e ulëta është provuar se kanë lidhje me vlera më larta të presionit të gjakut. Gjendja e njerëzve që vuajnë nga hipertonia gjatë tërë vitit mund të përkeqësohet edhe më dhe vlerat e aparatit të tyre për matjen e presionit të gjakut të rriten mbi ato që priten. Kjo për faktin se temperaturat e ulëta bëjnë që të tkurren enët e gjakut dhe për rrjedhojë duhet më shumë sforcim dhe zemra ngarkohet më shumë për të çuar gjakun drejtë arterieve. Në këtë mënyrë pikërisht temperaturat e ulëta çojnë në rritjen e presionit të gjakut. Organizmi dhe në veçanti sistemi i zemrës dhe enëve të gjakut janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të papritura të lagështirës. Edhe luhatjet e presionit atmosferik, vranësirat, madje era e fortë mund të ndikojnë në presionin e gjakut, pò në këtë mënyrë si moti i ftohtë.
Gjatë kësaj stine as edhe njerëzit plotësisht të shëndoshë, pa probleme kardiovaskulare, nuk janë të mbrojtur. Sipas mjekëve, edhe për ta ka tendenca të rritjes së presionit të gjakut. Shkaqe të tjera, pò sipas mjekëve, mund të jenë ditët më të shkurtra gjatë dimrit, aktiviteti më i pakët fizik, rritja në peshë. Dhe pasi nuk ka se si t’i ikim të ftohtit e dimrit, një prevencë e mirë do të ishte të kufizojmë kohën që kalojmë jashtë, por edhe të zgjedhim veshje të përshtatshme dhe të ngrohtë. Gjithashtu nuk duhet të harroni se nëse keni tashmë presion të lartë gjaku, duhet të ndiqni rregullisht nivelet e tij, edhe kur ndërrohet stina.