
A është e rrezikshme për ty aritmia?
Aritmia
Aritmia është nj]ë gjendje, në të cilën zemra nuk punon me ritëm dhe frekuencë të drejtë. Është një gjendje që haset shpesh dhe zakonisht nuk ka arsye për shqetësim. Sidoqoftë, faktorët që e shkaktojnë janë të shumtë e të llojllojshëm, disa prej tyre mund të jenë edhe të rrezikshme. Ndaj, është me rëndësi që simptomat e aritmisë të mos injorohen, por të ndiqen me kujdes dhe nëse keni çfarëdo qoftë shqetësimi, konsultohuni me mjekun specialist për sëmundjet zemrës dhe enëve të gjakut.
Llojet e aritmisë
Ndarja kryesore midis llojeve të aritmisë mund të bëhet në bazë të frekuencës së tkurrjes së zemrës: zemra mund të tkurret më shpejtë se zakonisht (takikardi), më ngadalë (bradikardi), me fillim të parakohshëm (kontraktime të parakohshme të zemrës - ekstrasistola) ose me ritëm jo të rregullt (dridhje të zemrës). Një tjetër ndarje mund të bëhet në bazë të zonës së zemrës ku lokalizohen ndryshimet. Problemi mund të shkaktohet nga atriumet ose nga ventrikujt. Të përgjithësuara, këto kritere determinojnë këto lloje aritmie:
- Ekstrasistola atriale
- Takikardi atriale
- Dridhje atriale
- Fibrilacioni atrial
- Ekstrasistolat, që fillojnë në nyjën AV (e cila gjendet midis atriumeve dhe dhomave)
- Takikardia nga nyja AV
- Ekstrasistolat ventrikulare
- Takikardia ventrikulare
- Bradikardia ventrikulare
- Fibrilacion ventrikular
- Dridhje ventrikulare
Simptomat
Një informacion me shumë rëndësi është se aritmia mund të mos shkaktojë simptoma. Nuk duhet të përpiqeni ta dalloni simptomat e aritmisë, më e mira është të kontrolloni gjendjen e zemrës tuaj me aparaturë të përshtatshme. Simptomat e mundshme të aritmisë janë: Takikardia (puls i përshpejtuar, rrahje shumë të shpejta të zemrës), marrje fryme, marrje mendsh, ndjenje të fikti, dobësi, palpitacionet (ndjesia e rrahjeve të munguara të zemrës, “me ulje ngritje “), trullosje , humbje e dukshme e fuqisë fizike, bradikardi (puls i ngadaltë ), dhimbje në gjoks, vështirësi përqendrimi, konfuzion mendor, vështirësi në ngarkesa fizike, pafuqi dhe lodhje e vazhdueshme, humbje ndjenjash.
Faktorët e riskut për shfaqjen e aritmisë:
Presioni i lartë i gjakut, hipertrofia e zemrës, sëmundja koronare e zemrës, moshat e mëdha, abuzimi me alkoolin dhe drogat, sasitë e mëdha të kafeinës dhe duhanpirja, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, mbipesha, stresi i vazhdueshëm, sëmundja e Graves, traumat dhe ndërhyrjet kirurgjikale në kraharor, marrja e disa medikamenteve.
Diagnostikimi i aritmisë
Vetëm një specialist i sëmundjeve kardiovaskulare mund të thotë nëse gjendja e zemrës Tuaj tregon një risk për shëndetin. Për diagnostikim të sigurt duhet të bëhen një kontroll mjekësor i hollësishëm dhe testet e nevojshme. Për shkak shpesh herë mungojnë simptomat e aritmisë, mënyra e vetme për të kuptuar nëse duhet t`i drejtoheni një specialisti të sëmundjeve kardiovaskulare është aparati i përshtatshëm për matjen e presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës.
Metodat
Testimi i gjakut dhe ekzaminimi i urinës në laborator – me një test të tillë mund të bëhet analizë e gjakut, të shihet gjendja e mëlçisë, veshkave dhe gjëndrës tiroide, si edhe nivelet e elektroliteve dhe elementeve të tjera kimike në organizëm. Por analizën e këtyre të dhënave mund ta bëjë vetëm një specialist për sëmundjet kardiovaskulare. EKG (elektrokardiogram) – ky lloj testi përcakton impulset elektrike të zemrës dhe ritmin e plotë të aktivitetit kardiak. EcoKG (ekokardiografia) – bën kontrollin dhe vlerësimin e punës së muskulit të zemrës me anë të ultratingullit. Teknologjia HIRA (Heartbeat Irregularity Rate Analysis) – analizon riskun që krijohet nga ndryshimet në ritmin e zemrës. Është një nga përparësitë kryesore të aparatit automatik të presionit të gjakut Sendo Advance 3. Përdorimi është i lehtë, bëhet nga personi vetë dhe në kushtet e shtëpisë!