
23 gusht 2020 / Aritmia
10 gjëra që duhet të dimë për aritminë
Nëse ju ose ndonjë i afërm juaj jeni të diagnostikuar kohën e fundit me aritmi, në këtë artikull do të përpiqemi t’ju njohim më mirë me të, të mësoni cilat janë mënyrat ta mbani nën kontroll dhe si ta mjekoni.
Cili është ritmi normal i zemrës?
Rrahjet e zemrës duhet të ndjekin një ritëm të caktuar dhe të jenë me frekuencë të përshtatshme për punën që kryen trupi. Sistemi elektrik i zemrës suaj inicion çdo rrahje dhe krijon sinjale që e detyrojnë zemrën të tkurret. Pikërisht këto sinjale kontrollojnë ritmin e zemrës. Ritmi normal i zemrës karakterizohet me një rrjedhë specifike sinjalesh elektrike që kalojnë përmes zemrës.
Kur rritmi i zemrës nuk është normal?
- Problemet me ritmin e zemrës bashkohen në termin aritmi dhe janë rrjedhojë e problemeve me sistemin elektrik në zemër. Aritmi quhet çdo ritëm i çrregullt i zemrës, d.m.th. çdo ndryshim që nuk është karakteristik për të.
- Ritmi i shpejtë i zemrës (tek të moshuarit –mbi 100 rrahje në minutë ) quhet takikardi. Ritmi i ngadaltë i zemrës (më pak se 60 rrahje në minutë) quhet bradikardi.
- Rreth 15% prej popullsisë së Evropës vuan nga aritmia.
- Aritmia mund të prek secilin, bile njerëzit e shëndetshëm që nuk kanë asfare probleme me zemrën. Shkaqet janë shumë dhe të ndryshme, një pjesë prej tyre janë: pirja e duhanit, pirja e alkoolit, marrja e rritur e kafeinës dhe stimuluesve të tjerë, stresi, sëmundjet e tiroides, temperatura e lartë. Ndryshime në ritmin e zemrës ndodhin edhe gjatë ushtrimeve fizike, emocioneve dhe
- Aritmia mund të shkaktojë disa tipa simptomash. Ato shfaqen sepse zemra nuk rreh në mënyrë të rregullt ose nuk pompon mjaftueshëm gjak. Mund të jenë:
- palpitacione
- të fikët
- marramendje, dobësi apo lodhje
- dhimbje në zonën e zemrës
- gulçim
- zbehje
- Aritmia mund të jetë plotësisht e parrezikshme ose kërcënuese për jetën. Disa lloje aritmish shfaqen për kohë të shkurtër dhe nuk ndikojnë në ritmin e zemrës. Por nëse aritmia zgjatet, ajo mund të detyrojë zemrën të rrahë shumë ngadalë ose shumë shpejtë ose jashtë ritmit dhe të gjitha këto dëmtojnë mënyrën e pompimit të gjakut drejt organeve.
- Fibrilacioni atrial është lloji më i përhapur i aritmisë dhe ai nuk është i njëjtë tek të gjithë njerëzit në të cilët vihet re. Nëse keni fibrilacion atrial, pjesët e sipërme të zemrës rrahin në mënyrë kaotike - këto janë të ashtuquajturat fibrilacione. Është fakt interesant se simptomat luhatin nga të lehta deri në të rënda, ndërsa mjekimi mund të fillojë me ndryshimin e shprehive dhe mënyrës së jetesës dhe të përfundojë me operacionin e zemrës.
- Mosha dhe gjinia kanë rëndësi për zhvillimin e fibrilacionit atrial. Tek meshkujt është më i madh rreziku i shfaqjes së tij, por tek femrat nëse konstatohet një gjendje e tillë, rreziku për shëndetin është më i madh. Më të moshuarit janë më të kërcënuar nga fibrilacioni atrial dhe ka të ngjarë 10-15% që njeriu të vuajë prej tij deri sa të mbushë 80 vjeç.
- Fibrilacioni atrial e rrit rrezikun e goditjes në tru. 15% prej të gjitha goditjeve në tru janë shkaktuar pikërisht nga fibrilacioni atrial, sepse rrjedha e gjakut në pjesët e sipërme të zemrës është më e ngadaltë dhe kjo e rrit rrezikun e formimit të mpiksjeve të gjakut Këto mpiksje mund të hyjnë në tru dhe të shkaktojnë goditje të trurit.
- Ekzistojnë mjekime dhe terapi të ndryshme cilat mund t’ju ndihmojnë të përballoni aritminë. Ato përfshijnë ndryshime në mënyrën e jetesës, disa grupe medikamentesh, operacion, vendosje të pejsmejkerit. Specialistët do të vendosin se cila metodë është më e përshtatshme për Ju duke u bazuar në nevojat, simptomat, llojin e aritmisë dhe shkaqet për shfaqjen e saj.
Çelësi drejt uljes së rrezikut të aritmisë është të kujdeseni mundësisht sa më mirë për zemrën tuaj. Kjo përfshin jo vetëm një mënyrë jetese më të shëndetshme, por edhe kujdese për nevojat e përditshme të posaçme të zemrës (nëse ka të tilla) dhe shmangien e substancave dhe veprimeve që mund të shkaktojnë aritminë.
Faktorët e rrezikshëm për shfaqjen e aritmisë dhe problemeve të tjera të zemrës:
- Sëmundja e arterieve koronare
- Presioni i lartë i gjakut
- Diabeti
- Kolesteroli i lartë
- Mbipesha
- Alkooli, duhanpirja, narkotikët
- Stresi
- Mosha e avancuar
- Apnea e gjumit
- Historia familjare
- Insuficienca kardiake
- Disa medikamente, shtesa ushqimore dhe mjete bimore