Pse Sendo?
Saktësia është më e rëndësishmja
Tashmë po thuaj 40 vjet inxhinierët tanë në Japoni përsosin besueshmërinë e aparateve të presionit të gjakut SENDO. Saktësia e tyre testohet në vazhdim të qindra orëve në përputhje me standardet më të larta profesionale. Përpara që të arrijë tek përdoruesi secili detaj i çdo aparati SENDO u nënshtrohet testeve të rrepta. Rezultati përfundimtar është saktësia e jashtëzakonshme e SENDO.
Ju prezantojmë HIRA
Përmirësimi i fundit në karakteristikat e SENDO është një teknologji inovative, e quajtur HIRA – Heartbeat Irregularity Rate Analysis. Ky funksion zbulon dhe analizon çrregullimet në ritmin e zemrës (aritmia). Çdo devijim i regjistruar i ritmit të zemrës ruhet në memorien e aparatit për presionin e gjakut dhe pasi grumbullohet historia me së paku shtatë regjistrime, HIRA analizon çdo matje pasuese, klasifikon devijimin në një prej katër niveleve të paradefinuara të rrezikut dhe tregon në ekran një njoftim paralajmërues.
Matja e lehtë
Nuk keni nevojë për aftësime apo trajnime të posaçme që të matni tensionin tuaj me SENDO. Përdorimi i aparateve tona është më se i lehtë. Gjithçka që duhet të bëni është të uleni, të vendosni manshetën në krah dhe të shtypni butonin. Pas 30 sekondash rezultati i matjes së tensionit Tuaj do të shfaqet në ekran. Mos harroni së pari t’i lexoni udhëzimet.
Do t’ju shërbejë për një kohë të gjatë
Aparatet për presionin e gjakut SENDO janë krijuar kështu që t’Ju sigurojnë matje të sakta vite me radhë. Kjo është e mundur në sajë të standardeve jashtëzakonisht të larta të cilësisë dhe besueshmërisë, të cilat ndiqen gjatë prodhimit të tyre.
Përdorimi shumëvjeçar pa probleme i aparateve të presionit të gjakut SENDO® është siguruar me një garanci 5 vjeçare për aparatet dixhitale dhe një garanci 2 vjeçare për aparatet mekanike.