Një aparat kompakt elektronik për matjen e presionit të gjakut në kyçin e dorës
Çfarë ka në kuti ?
- Aparat për matjen e presionit të gjakut Sendo Smart 2
- Udhëzues i përdorimit në shqip
- Bateri (2xAAA)
- Kuti komode për ruajtje
- Kartë garancie

SENDO SMART 2: besueshmëri në kompaktësinë maksimale
Presioni i gjakut shpesh ndryshon nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm; ndonjëherë imponohet ta matni kur jeni jashtë shtëpisë. Në raste të tilla zgjidhja më e mirë është SENDO SMART 2 – aparati kompakt, që u përgjigjet kërkesave të larta për saktësi dhe besueshmëri të markës SENDO.
Përmasat e SENDO SMART 2 lejojnë që ai të mbahet në një çantë gruaje ose në një xhep më të madh, ndërsa kompaktësia e tij është kombinuar me përdorimin jashtëzakonisht të lehtë. Aparati ka vetëm një buton: shtypeni dhe merrni rezultatin.
Enët e gjakut ndryshojnë me kalimin e viteve. Ky ndryshim mund të çojë në pasaktësi në matjen e presonit të gjakut në kyçin e dorës për njerëzit mbi 45 vjeç. Për këtë grupmoshë rekomandohet që matja të kryhet në biceps, ku, për shkak të enëve të gjakut më të mëdha, ndryshimet me moshën nuk ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e matjes.

Matja e saktë me ose pa aritmi
Treguesit e presionit të gjakut mund të ndikohen nga shumë faktorë dhe situata të paparashikueshme. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të keni gjithmonë pranë jush një SENDO SMART 2. Përveç matjes së saktë të pulsit, vlerës së sipërme dhe të poshtme të presionit të gjakut, SENDO SMART 2 gjithashtu mund të zbulojë dhe të raportojë praninë e aritmisë. Në rast të aritmisë, një simbol i vogël shfaqet menjëherë në ekran për informacion dhe për sigurimin e kohës së reagimit.
Shkalla e standardizuar e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në anën e majtë të ekranit lejon të kategorizohet presioni i gjakut të matur si i lartë, normal ose i ulët, ndërsa funksioni i posaçëm MEMORIE regjistron automatikisht të gjitha vlerat e matura.

Aparat i shkëlqyeshëm. Shërbim i shkëlqyeshëm
Jo në vend të fundit mes përparësive të shumta të SENDO SMART 2 është shërbimi i pakrahasueshëm i servisit, duke përfshirë garancinë unike pesëvjeçare.