Aparatet SENDO dhe aksesorët për to mund t’i blini nga farmacitë në vendin tuaj.
Garancia e aparateve dixhitale SENDO është 5 vjet, e pjesëve mekanike për to – 2 vjet. Garancia e aparateve mekanike është 2 vjet.
Aparatet dixhitale SENDO punojnë si me bateri që ndërrohen, ashtu edhe me adapter përmes të cilit kyçen në rrjetin elektrik.
Për çdo problem dhe pyetje të lidhura me aparatet e presionit të gjakut SENDO mund të lidheni me ne në numrin kombëtar falas 0692320283.
Presioni i gjakut nuk është konstant dhe është normale që vlerat e tij të ndryshojnë brenda ditës. Ndikim mbi të ushtrojnë shumë gjëra si p.sh. niveli i stresit, ushqimi dhe pijet, aktiviteti fizik, temperatura e ajrit dhe moti jashtë, stina, presioni atmosferik.
Të dy llojet e aparateve përdorin metoda të ndryshme të regjistrimit (ato dixhitale regjistrojnë vibracionet e enëve të gjakut, ndërsa ato mekanike - tingujt që bën zemra gjatë tkurrjes ), kështu që ka mundësi të ketë diferenca të vogla në vlerat. Përveç kësaj tek aparatet dixhitale shmanget subjektivizmi – vlerat tek aparatet mekanike mund të luhatin në varësi të dëgjimit të një njeriu.
Mund të ketë, sepse enët e gjakut në zonën e kyçit të dorës janë të vogla dhe janë shtrirë në sipërfaqe që ndikon në rezultatin. Këshillohuni me mjekun Tuaj ku të matni presionin tuaj të gjakut.
Presioni i gjakut ndryshon në varësi të gjendjes fizike dhe emocionale të njeriut dhe ndikohet nga lëvizja, ushqimi, pijet etj. Në kabinetin e mjekut shpesh vihet re gjendja “Hipertonia e bluzave të bardha”– një tension më i lartë se sa kur është matur në shtëpi, të shkaktuar nga ankthi ose sikleti. Bisedoni me mjekun Tuaj për të marrë një pamje të plotë për shëndetin e sistemit Tuaj kardiovaskular.