Aparati automatik për presionin e gjakut me teknologjinë e re – Hira
Çfarë ka në kuti?
- Aparat për matjen e presionit të gjakut Sendo Advance 3
- Manshetë standarde për bicepsin e krahut me perimetër 22-32 cm.
- Udhëzues i përdorimit në shqip
- Bateri (4xAA)
- Adapter për lidhjen në rrjetin elektrik
- Çantë komode për ruajtje
- Kartë garancie
Sendo Advance 3 shitet me manshetë standarde për biceps me perimetër 22-32 cm. Pranë porosisë standarde të aparatit nga menyja rënëse më poshtë mund të zgjidhni edhe manshetë të dytë më të madhe (32-45cm.), duke paguar çmimin shtesë për të ose duke zëvendësuar atë standarde me një më të madhe falas.

Sendo Advance 3: Saktësia në shtëpi. Përsëri me teknologjinë më të re japoneze
SENDO ADVANCE 3 është modeli më i ri i liderit të serisë së aparateve elektronike për presionin e gjakut SENDO. I krijuar për matje në biceps, SENDO ADVANCE 3 prodhohet në përputhje me standardet më të larta prodhuese për të siguruar monitorim afatgjatë të sistemit të zemrës dhe enëve të gjakut.
Karakteristikat më të rëndësishme të SENDO ADVANCE 3 janë:
- funksioni i ri HIRA për matjen dhe kategorizimin e anomalive në ritmin e zemrës
- mansheta pa alergjen
- treguesi i gabimit në vendosjen e padrejtë të manshetës
- kutia komode për mbartje dhe mbrojtje më të mirë
- projektimi i një aparati aq modern për presionin e gjakut si SENDO ADVANCE 3 do të ishte i pamundur pa traditat japoneze në
- prodhimin e aparateve elektronike të presionit të gjakut.
Inxhinierët tanë japonezë janë pionierë të vërtetë në matjen elektronike të presionit të gjakut, të cilët tashmë 40 vjet përpunojnë dhe përmirësojnë teknologjinë. Fryt i punës së tyre është dhe SENDO ADVANCE 3, aparati i cili ndryshoi përfytyrimet për matjen e presionit të gjakut në kushtet e shtëpisë me saktësinë e tyre të jashtëzakonshme, besueshmërinë afatgjate dhe përdorimin e lehtë vetëm me një buton.

HIRA (Heartbeat Irregularity Rate Analysis): analiza e frekuencës së pulsit aritmik
Teknologjia prapa funksionit HIRA mat dhe analizon praninë e ritmit aritmik të zemrës. Pasi të zbulohet, secili puls aritmik ruhet në aparat. Në momentin kur në memorie grumbullohen shtatë regjistrime, HIRA do të analizojë secilin puls artimik të matur pasues, do të caktojë shkallën e aritmisë së tij kundrejt shkallës së katër niveleve të paracaktuara dhe do të dërgojë mesazhin përkatës në ekranin e aparatit.
Teknologjia HIRA tregon 4 nivele të rrezikut në varësi të frekuencës:
Niveli 0: Nuk ka indikacion.
Niveli 1: I ulët - Pulsi aritmik shfaqet rrallë. Kontrollojeni rregullisht.
Niveli 2: I lartë - Kini kujdes. Kushtojini vëmendje vlerave.
Niveli 3: I rrezikshëm - Kushtojini vëmendje vlerave.

I miratuar klinikisht nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit
Saktësia dhe besueshmëria e SENDO ADVANCE 3 janë konfirmuar nga European Society of Hypertension (Shoqata Evropiane e Hipertensionit) në përputhje me protokollet e fundit të organizatës.

Ulja e gabimit të njeriut, rritja e saktësisë
Faktorët më të rëndësishëm për matjen e saktë janë mbajtja e qetësisë dhe vendosja dhe shtrëngimi i drejtë i manshetës. Të dyja janë më lehtë të arritshme falë noviteteve të fundit të inxhinierëve të SENDO ADVANCE 3: indikatori për gabim kur mansheta nuk është vënë drejtë dhe indikatori për gabim në rast të lëvizjes.

Materialet me cilësi të lartë për një aparat më qëndrueshmëri dhe siguri më të lartë për matjen e presionit të gjakut
Kutia e re e mbartjes e SENDO Advance 3 është bërë me shkumë të posaçme mbrojtëse, të veshur me eko- lëkurë. Dizajni kompakt dhe i thjeshtë i kutisë dhe materialet me cilësi të lartë dhe në përputhje me mjedisin, të përdorura për prodhimin e saj ofrojnë një mbrojtje më të mirë të aparatit dhe e rritin jetëgjatësinë e tij në përdorim. Mansheta e re, plotësisht pa alergjen, gjithashtu është bërë me materiale moderne, me teknologji të lartë, të cilat nuk përmbajnë lateks dhe metal dhe janë të përshtatshme për llojet më të ndjeshme të lëkurës.

SENDO ADVANCE 3: Mbikëqyrja më e avancuar e sistemit kardiovaskular
Tani me teknologjinë HIRA, një cilësi e testuar klinikisht dhe shërbim i shkëlqyeshëm i klientëve.
Mansheta standarde për SENDO ADVANCE 3 është për biceps me perimetër 22-32 cm. Kur keni nevojë për manshetë me madhësi tjetër, ajo do të dorëzohet në këmbim të asaj standarde pa pagesë shtesë.